Manuali i fluturimit të parë në hënë do të shitet në ankand për 9 milion dollarë
Manuali i fluturimit nga moduli hënor i Apollo 11 mund të shkoj deri në 9 milionë dollarë, kur ai të jetë në shitje javën e ardhshme si pjesë e një ankandi që shënon 50 vjetorin e uljes në hënë.
Dokumenti me madhësi letre, përmban shënime procedurale, lista kontrolli dhe të dhënat e fluturimit, gjithashtu përmban shënime të shumta të shkruara nga Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin.
Në ankand gjithashtu do të shiten edhe 200 sende të tjera nga lëvizja hapësinore, duke përfshirë hartat hënore, projektet teknike dhe fotografitë e nënshkruara.
Por është manuali, i titulluar zyrtarisht “Apollo 11 Lunar Module Timeline Book”, i cili pritet të tërheqë ofertat më të larta.
Artikuj nga misione të tjera të NASA-s gjithashtu do të shfaqen, duke përfshirë një flamur nga Apollo 10 ku çmimi i shitjes pritet të shkojë deri në 35,000 dollarë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.