Maqedoni, bizneset i propozojnë qeverisë një plan masash: Krijoni më shumë lehtësi për sipërmarrjen
Infrastrukturë cilësore dhe të qëndrueshme në të gjitha zonat e shtetit, stimul më i madh dhe subvencione për ndërmarrjet e orientuara në eksport, lehtësime tatimore dhe ndihmë për kompanitë që punojnë në zonat rurale. Këto janë vetëm një pjesë e masave që biznesmenët ia propozuan qeverisë. Ndërkohë një pjesë e biznesmenëve thonë ka ardhur koha për t’i thënë mjaft propagandës, dhe sipas tyre është koha për masa konkrete, për trajtimin e barabartë të investitorëve vendor dhe të huaj, shkruan Alsat-M.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë konsiderojnë se nevojitet nxitje sistematike e të gjitha investimeve, por edhe një sërë masash që do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë
“Përveç lehtësimeve të caktuara tatimore, kompanitë vendore duhet të stimulohen edhe me një set subvencionesh ose lehtësime që do të kontribuonin për modernizimin e kapaciteteve dhe rinovimin e teknologjisë, ndihmës dhe lehtësime tatimore për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për trajnimin dhe përsosmërinë e të punësuarve për kuadro që i mungojnë tregut të punës”, shkruan në qëndrimin e Odës Ekonomike.
Nga qeveria mbajnë qëndrim se punojnë për zgjidhjen dhe tejkalimin e të gjitha parregullsive dhe mangësive që i kanë theksuar biznesmenët, por edhe për qasje më të madhe dhe kapital të freskët dhe para evropiane përmes fondeve të BE-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.