Maqedoni, ELEM: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë
Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni nuk do të ndryshojë. Lajmi është konfirmuar nga Kompania Shtetërore për Prodhimin e Energjisë Elektrike (ELEM), ku ndër të tjera thuhet se u arrit të mbulohej boshllëku financiar i muajt janar, krijuar nga importi i energjisë.
Sipas mediave, importi i energjisë u bë për shkak të temperaturave të ulëta gjatë periudhë së sipërpërmendur, si edhe për shkak të defektit në “TEC Manastir”.
Burime nga kompania bënë të ditur se kjo humbje u kompensua nga rritja e prodhimit vendas, si dhe me import më të lirë në muajin mars dhe muajin prill. Ndikim, sipas tyre pati edhe eksporti i energjisë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2016.
Të njëjtat burime pohojnë se në tre muajt e parë të vitit, gjendja financiare ka qenë e mirë ndaj gjatë muajit korrik nuk do të kërkohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.
Pavarësisht një suksesi të tillë financiar, ELEM nuk do të kërkojë, për pasojë as ulje në çmimet e energjisë elektrike për qytetarët.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.