Maqedoni, paga mesatare llogaritet më pak se 400 Euro
“Paga mesatare neto për të punësuarit gjatë muajit dhjetor 2016 është 23.457 denarë ose 380 Euro, ndërsa paga bruto mesatare llogaritet në 34.374. Në dhjetor të vitit të kaluar 1.6 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë”.
Lajmi u bë i ditur nga Enti shtetëror për Statistikat, ndërkohë më tej thuhet se paga neto mesatare për një të punësuar në dhjetor është për 3,3 për qind më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Rritja në pagën neto mesatare mujore është regjistruar për të punësuarit në sektorët : Art, zbavitje dhe rekreacion me 55,8 për qind, Informacion dhe komunikime 9,6 për qind, ndërtimi me 7,7 për qind. Pagat neto mesatare më e lartë, në krahasim me muajt paraprakë, janë regjistruar në sektorët Art, zbavitje dhe rekreacion me 48,2 për qind, Informim dhe komunikime 22,1 për qind dhe Veprimtari profesionale-shkencore dhe teknike me 13 për qind.
“Paga bruto e paguar mujore për një të punësuar në dhjetor të vitit 2016 është 34.374 denarë. Rritje në krahasim me muajin paraprak ka në sektorët Art, zbavitje dhe rekreacion me 38,5 për qind, Informim dhe komunikime me 20,3 për qind dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 11,2 për qind. Paga bruto mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015, është rritur për 3,2 për qind. Rritja sa i takon pagës bruto mesatare më të lartë mujore llogaritet në sektorët Art, zbavitje dhe rekreacion me 45.1 për qind, informim dhe komunikacion me 9/8 për qind dhe ndërtimi me 8.2 për qind”, raporton agjencia e lajmeve MIA në Maqedoni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.