Maqedoni, Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Kuvendit
Shumica parlamentare në Kuvend, deputetë të LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa zgjodhën Talat Xhaferin, kryetar të Kuvendit. Menjëherë pas votimit, Xhaferi ka bërë betimin, ndërkohë karrigia e kreut të Kuvenditm u mbajt e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.
Ndërkohë situata jashtë është e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar” të cilët u mblodhën para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e tyre, tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend. Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur Talat Xhaferi dha edhe një deklaratë për mediat.
“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejoj uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari Xhaferi.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.