Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje 5G me SHBA-në e cila synon të përjashtojë ofruesit kinezë të pajisjeve
Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi sigurinë e rrjetit pa tel me shpejtësi të lartë që synon të përjashtojë ofruesit kinezë të pajisjeve.
Marrëveshja për t’u bashkuar me kombet e ashtuquajtura “5G Clean Network Security” u nënshkrua në ceremonitë ku morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministri Avdullah Hoti i Kosovës, si dhe Keith Krach, një Nënsekretar i Shtetit i SHBA-së për Rritjen Ekonomike.
Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë udhëhequr një fushatë në të gjithë Evropën dhe jo vetëm kundër përfshirjes së gjigantit të teknologjisë Huawei dhe kompanive të tjera kineze në rrjetet 5G. Administrata Trump akuzon kompanitë për ndarjen e të dhënave të ndjeshme dhe informacionit personal me aparatin e sigurisë së Kinës. Kina argumenton se iniciativa e SHBA drejtohet nga shqetësime tregtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.