Maqedonia e veriut miraton protokollin për anëtarësim në NATO. Ngrihet flamuri në mënyrë simbolike
Maqedonia e Veriut ka ratifikuar në parlamentet ditën e sotme marrëveshjen për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s
Me 114 vota pro dhe asnjë kundër, në këtë moment historik vendi i Ballkanit Perëndimor pret tashmë për çështje ditësh të bëhet anëtarë pas ratifikimit të protokollit edhe në Kuvendin e Spanjës nga autoritetet.
Gjithashut menjëherë pas votimit në mënyrë simbolike është bërë zyrtarisht ngritja e flamurit të NATO-s në oborrin e Kuvendit të RMV-së nga ana e Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit të RMV-së, duke qenë të pranishëm edhe mysafirët ndërkombëtar.
Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.