Maqedonia miraton gjuhën shqipe si gjuhë të dytë
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një projekt – ligj që e bën gjuhën shqipe gjuhën e dytë zyrtare të vendit, pavarësisht kritikave të ashpra nga opozita konservatore.
Ligjbërësit votuan 66-41 në favor të projektligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi i minoritetit etnik shqiptar të Maqedonisë me institucionet, spitalet dhe gjykatat.
Sipas pretendimeve të Maqedonisë në popullsinë prej 2.1 milionë, shqiptarët etnikë përbëjnë një të katërtën e e saj.
Ligji i mëparshëm, i cili u ngrit nga një marrëveshje paqeje e vitit 2001 që përfundoi në një konflikt të armatosur ndërmjet rebelëve shqiptarë etnikë dhe forcave qeveritare, siguroi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në komunitetet ku pakica është më shumë se 20 për qind e popullsisë.
Ndërsa partia konservatore e opozitës e kundërshton ligjin, duke pretenduar se “nuk përmirëson marrëdhëniet ndëretnike”.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.