Mark Crawford në ‘Argument’: “Investitorët e huaj të frikësuar për krizën politikë në Shqipëri- Nuk kuptojnë dot çfarë po ndodh vërtet”
I ftuar në ‘Argument’ për të diskutuar rreth krizës politike por dhe asaj ekonomike, ishte i ftuar dhe Mark Crawford, Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, për të diskutuar rreth krizës politike por dhe asaj ekonomike.
Crawford shprehet se investitorët amerikanë janë të shqetësuar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, pasi e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se çfarë po ndodh vërtet. Gjendja e Shqipërisë renditet në vendin e tretë përsa i përket shqetësimeve të dhomës së tregtisë.
‘’Kemi problem për gjetjen e stafit të kualifikuar pasi të gjithë të rinjtë kanë dëshirën për tu larguar, pra nuk është i rëndësishëm fakti se çfarë ambienti krijojmë për investitorët e huaj, por për vetë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që mos kenë një dëshirë kaq të lartë për tu larguar. Këtu politika nuk bëhet në parlament por në rrugë dhe ne e kemi të vështirë të kuptojmë se çfarë po ndodh vërtet.
Sa i përket sektorit që preket më së shumti nga kriza në vend është turizmi. Të huajt nuk presin dot derisa të qetësohet situata në të cilën ndodhet Shqipëria, as turistët por dhe as investitorët e huaj!’’- është shprehur kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.