Marka luksoze e modës “Michael Kors” ndalon përdorimin e leshit të kafshëve
Marka luksoze e modës Michael Kors njoftoi se nuk do të përdorë më leshin e kafshëve për prodhimin e rrobave të saj.
John Idol, kryetari dhe CEO i kompanisë në një njoftim për shtyp tha: “Unë jam i kënaqur të njoftoj angazhimin e kompanisë sonë për të mos përdorur më lëkurën dhe leshin e kafshëve për koleksionet tona Michael Kors dhe Jimmy Choo”.
“Ky vendim shënon një kapitull të ri pasi kompania jonë vazhdon të zhvillojë përdorimin e saj të materialeve inovative”, shtoi ai.
Prodhimi do të ndalojë nga fundi i dhjetorit të 2018-ës.
Dizajneri i Michael Kors tha se për shkak të përparimeve teknologjike, marka do të ketë mundësinë të prodhojë gjithçka që prodhonte më parë por duke mos përdorur leshin e kafshëve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.