Marketingu turistik – Rriten shpenzimet, 264.6 milionë lekë vetëm gjatë vitit 2017
Rriten shpenzimet në fushën e marketingut turistik. Vetëm për vitin 2017 shpenzimet për promovimin e Shqipërisë, kapin vlerën prej 264.6 milion lekësh një shifër kjo disa herë më e madhe se vitet e mëparshme.
Bazuar në të dhënat ë ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit rezulton se kjo shifër është rritur rreth 100 milion lekë më shumë se në vitin 2016 dhe me 230 milion më shumë së në vitin 2013.
Ajo që vihet re kohët e fundit si tendencë është marketingu i destinacionit ku përfshihen udhëtimet familjarizuese, turet e medias, evente dhe workshope tematike, etj.
Ndërkohë që pjesa tjetër e shpenzimeve ka kaluar për veprimtarinë promovuese përmes publicitetit televiziv në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare si edhe në pjesëmarrjen në një sërë panairesh të turizmit në vende të ndryshme të Evropës si edhe publikime të materialeve promovuese.
Në promovimin turistik të vendit tonë kanë luajtur një rol aktiv dhe të rëndësishëm dhe donatorët ndërkombëtar.
Ndërkombëtarët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim përmes realizimit të një numri të konsiderueshëm aktivitetesh për promovimin e destinacioneve të ndryshme por jo vetëm të cilat ndikojnë në zhvillimin e turistik dhe ekonomik të vendit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.