Marmara i mbuluar nga “mukoza” detare / Pasojë e ndotjes dhe ndryshmit klimatik, kërcënon gjallesat dhe peshkimin
Një shtresë e trashë e substancave ngjitëse detare po përhapen në detin Marmara të Turqisë në Jug të Stambollit në nivele alarmuese, duke kërcënuar gjallesat në det dhe industrinë e peshkimit. Ndryshimi klimatik dhe ndotja mendohet se kanë kontribuar tek shumimi i lëndës organike, që njihet si mukoze detare, që përmban një serë mikroorganizmazh që shfaqen kur ujërat e zeza derdhen në det. Pamjet me dron mbi detin Marmara ilustrojnë ndikimin mjedisor të këtij fenomeni, ndërkohë që anijet e transportit, ngarkesave dhe uji i detit janë mbuluar me substancën ngjitëse në ngjyrë gri. “Ndotja e detit të Marmarës është rezultat i veprimeve të njeriu. Kjo vejn nga ndotja dhe mbetjet e familjeve”- tha regjisori Tahsin Ceylan, që po bën një dokumentar mbi ndikimin e mukozës detare. Sipas tij, nëse njerëzit kërkojnë të peshkojnë, e vetmja gjë që nuk duhet të bëjnë është të hedhin mbeturina në det. Ekspertët e lidhin gjithashtu rritjen e shpejtë të kësaj substance me temperaturat e larta së fundmi në det, që vijnë nga ndryshimi klimatik, si dhe nga shkarkimi i ujërave të pa trajtuara të zeza në det. Ministri i mjedisit, Murat Kurum, tha se mukoza detare përbën një problem serioz dhe se një ekip prej 300 personash po vlerësojnë dhjetëra pika në Detin Marmara si dhe në njësitë e trajtimit të ujërave.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.