Marrëdhënia ‘jep – merr’ e Shqipërisë, Instat: “76 % e mallrave në 2018, drejt vendeve të BE!”
Shqipëria ka eksportuar 310 miliardë lekë mallra në vitin 2018. Sipas raportit të fundit të INSTAT, 76 % e këtyre mallrave ka pasur si destinacion një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Krahasuar me vitin 2017, eksporti shqiptar ka ndjerë një rritje me 13.7 %, ndërsa eksporti drejt vende të BE, është rritur me 12.5 % krahasuar me vitin 2017.
Instat tregon se si eksportet, ashtu dhe importet, kanë pasur tendencë rritëse përgjatë këtij pesëvjeçari.
Për sa i përket importeve, në vitin 2018 vlera e mallrave të importuara ka qenë 641 miliardë lekë, me një rritje me 2.14 % krahasuar me vitin 2017.
Nga vendet e Bashkimit Europian janë importuar 61 % e totalit të mallrave, duke kapur vlerën e 391 miliard lekëve. Krahasuar me 2017, importet nga këto vende u rritën me 1.3 %
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.