Marrëveshja Bayer-Monsanto, autoritetet në SHBA miratojnë ofertën e firmës gjermane prej $62.5 mld
Departamenti i Drejtësisë në SHBA do të lejojë prodhuesin e barnave dhe pesticideve Bayer, që të blejë firmën amerikane Monsanto për 62.5 miliardë dollarë. Aksionet e Monsanto arritën në nivelin më të lartë në 4 vite pas lajmërimit, në 125.15 dollarë.
Marrëveshja do të krijojë një kompani që zë 25% të tregut të farave dhe pesticideve në të gjithë botën. Ngadalësimi i këtij sektori ka sjellë një valë të konsolidimit, gjë që ka nxitur protesta nga grupet bujqësore dhe të mjedisit për fuqinë që do të kenë këto firma. Departamenti i Drejtësisë në SHBA arriti në marrëveshje me të dy firmat. Bayer ra dakord që të shesë asete ndaj firmës tjetër gjermane BASF, për të marrë pëlqimin e autoriteteve të konkurrencës.
Rregullatorët e Bashkimit Europian, Kinës, Brazilit dhe Austrisë, kanë miratuar gjithashtu shkrirjen e kompanive. Në raportin e të ardhurave për tremujorin e parë, Monsanto bëri të ditur se ka besim që miratimi nga Shtetet e Bashkuara dhe rregullatorë të tjerë do të sigurohen brenda gjysmës së parë të këtij viti. Ndër shkrirje të tjera të mëdha në këtë sektorë përfshijnë Dow-Dupont dhe blerjen e firmës zvicerane Syngenta, nga kompania shtetërore kineze, ChemChina.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.