Marrëveshja bërthamore me Iranin – Mogherini: BE do vazhdojë ta mbështesë!
Shefja e Politikave të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, tha se Bashkimi Europian mbështet plotësisht marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe kërkon që fuqitë rivale të shmangin tensionet mbi këtë çështje. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, do të takojë zyrtarët e Bashkimit Europian në Bruksel gjatë javës, për të biseduar për Iranin. Pompeo do të udhëtojë në Sochi, ku planifikon të takojë presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, për të diskutuar të njejtën çështje. Mogherini pritet të takojë ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, që janë nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të Iranit
Ne vazhdojmë të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin. Unë së bashku me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, do të diskutojmë mbështetjen dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit, që qëndron një nga shtyllat kryesore të sigurisë në rajon. Kjo është diçka që dihet, si në Washington edhe në Teheran, u shpreh Federica Mogherini, shefja e politikave të jashtme të BE-së.
Shtetet Europiane deklaruan javën e kaluar se kërkojnë të ruajnë marrëveshjen bërthamore dhe refuzuan ultimatumet nga Teherani, pasi vendi kërcënoi të thyejë paktin ndërkombëtar të arritur në vitin 2015. Lëvizja e Iranit erdhi në kundërpërgjigje të sanksioneve amerikane, pas tërheqjes së Donald Trump nga dakordësia vitin e kaluar.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.