Marrëveshja Brexit – May “poshtërohet” nga BE
Kryeministrja britanike po lufton për të shpëtuar strategjinë e saj për Brexit dhe përballjen me një revoltë pasi u poshtërua nga udhëheqësit europian në takimin e Salzburgut.
Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Europian, hodhi poshtë propozimet e planit “Chequers” të May pas një takimi privat të udhëheqësve kombëtarë. Presidenti Francës, Macron paralajmëroi kryeministren se duhet të japë “propozime të reja” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje. Refuzimi në takimin e Salzburgut shkaktoi një krizë në qeveri madje një deputet konservativ pro-europian tha se besueshmëria e brendshme e kryeministres ishte dëmtuar rëndë.
Pyetja është se si May do i “mbijetojë” kësaj?
Sekretari James Brokenshire, tha: “Kryeministrja po përpiqet për Britaninë, dhe marrëveshja e Chequers është një marrëveshje e besueshme dhe e realizueshme”. Ai i bëri thirrje BE-së që të pranojnë Chequers dhe të jenë specifik në lidhje me atë që duan të thonë kur përmendin se nuk respektojnë integritetin e tregut të vetëm.
May mendoi se do të merrte “fjalë të buta” nga udhëheqësit e BE-së rreth planit të saj për Brexit, por në vend të tyre u paralajmërua se duhet të gjente një zgjidhje për çështjen e kufirit irlandez brenda tre javësh ose do të rrezikonte një Brexit pa marrëveshje. Plani “Chequers” do ta mbante Britaninë të ndiqte rregullat e BE-së për mallrat, por jo për shërbimet.
May hodhi poshtë me vendosmëri një propozim të Komisionit Europian për Irlandën e Veriut për të qëndruar brenda zonës së BE pas Brexit, duke argumentuar se kjo do të vendosë kufi poshtë Detit Irlandez. Ajo do të sjellë propozimet e saj alternative në javët e ardhshme. Qëndrimi i ashpër i BE-së shihet si një fitore për Macron i cili vazhdoi të sulmonte Brexit si një “zgjidhje të popullit britanik të shtyrë nga ata që parashikuan zgjidhje të lehta”.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.