Marrëveshja e re/ Komisioni Europian nënshkruan kontratën me Moderna për vaksinën anti-Covid
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Moderna për vaksinën kundër Covid. Kontrata mes Brukselit dhe Modernas parashikon një furnizim deri në 160 milion doza vaksine të prodhuara nga kompania amerikae. Kjo është kontrata e 6 për furnizimin me vaksina për Europën. “Po ndërtojmë një prej portofoleve me të plota të vaksinave për Covid në botë” ka deklaruar Von der Leyen.
Që prej majit të këtij viti, Komisioni ka mbledhur 16 miliardë dollarë për testet, trajtimet dhe vaksinat kundër Covid. Objektivi është jo vetëm sigurimi I vaksinave por edhe shpërndarja e barabartë e tyre, me fokus edhe vendet e varfëra . Veç kontratës me Moderna-n, Von der Leyen bëri me dije se po punohet edhe për një kontratë të 7-të, pa e përcaktuar se për cilën kompani bëhet fjalë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.