Marrëveshja FCA-Renault shpreson të ndihmojë aksionet europiane
Të dhënat e larta të eksportit kinez dhe marrëveshja SHBA-Meksikë për të shmangur tarifat e reja të importit, e forcuan “gjendjen shpirtërore” në tregjet e aksioneve europiane të hënën, ndërkohë që aksionet e kompanive të makinave patën gjithashtu një ngritje nga shenjat e lëvizjeve për të ringjallur bashkimin Fiat-Chrysler dhe Renault.
Sektori i automobilave fitoi 0.5% pas shenjave që Fiat Chrysler Automobiles NV dhe Renault SA po kërkonin për mënyra të tjera për të ringjallur planin e dështuar të bashkimit dhe për të siguruar miratimin e Nissan Motor Co. Fiat Chrysler dhe aksionet e Renault u rritën me rreth 2% pasi burime pranë kompanive thanë për Reuters se ata u ishin kthyer diskutimeve për të ringjallur marrëveshjen.
Tensionet tregtare mes SHBA dhe Kinës mbeten ende një problem, ndërkaq grupi i 20 udhëheqësve financiarë mendon se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike kanë ngritur rreziqe për përmirësim e zhvillimit global. Shqetësimet mbi ritmin e rritjes në ekonomitë më të mëdha botërore çuan një rënie prej rreth 6% në tregjet e aksioneve europiane në muajin maj, muaji më i keq i tyre në më shumë se dy vjet, por shpresat për stimuj të ri nga bankat qendrore për t’u larguar e ka zbutur disi situatën.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.