Marrëveshja me Iranin – Dështon mekanizmi Europian!
Ministri i jashtëm i Iranit tha më herët ditën e sotme se mekanizmi europian për të tregtuar me Teheranin dështoi dhe se Franca, Britania dhe Gjermania duhej të bënin më shumë për të treguar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.
“Instex (mekanizmi) dështoi nga angazhimet e E3 (Francë, Gjermani, Britani) për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore” -tha Mohammad Javad Zarif në Konferencën e Sigurisë në Munih.
“Europa duhet të jetë e gatshme të përfshihet më tej nëse dëshiron të ‘notojë’ kundër valës së rrezikshme të unilateralizmit të SHBA.” – shtoi Zarif
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.