Marrëveshje të rëndësishme midis Shqipërisë dhe Turqisë – Cakaj: Do të njihen patentat shqiptarë edhe në Turqi
Në një konferencë të përbashkët midis ministrit të Jashtëm në detyrë të vendit tonë Gent Cakaj dhe ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu është folur për bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë ku gjithashtu janë nënshkruar edhe 3 dokumente të rëndësisë së veçantë.
Një ndër çështjet e rëndësishme që u bisedua është edhe njohja e ndërsjellët dhe shkëmbimi i lejeve të drejtimit.
“Ne sot kemi firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, kjo marrëveshje do të ketë ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë te qytetarët e dy vendeve duke lehtësuar lëvizjen e lirë dhe duke zvogëluar barrierat administrative e burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit në Shqipëri dhe Turqi,” është shprehur Cakaj
Gjithashtu është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet akademive diplomatike për shkëmbim të diplomatëve si dhe deklarata e përbashkët ndërmjet dy ministrive me qëllim rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në përgjithësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.