Masa për sezonin veror 2020 – Jahollari: Pastrim të plazheve dhe investime në infrastrukturë
Ndërsa sezoni turistik veror është mbyllur, janë nxjerrë në pah një sërë problematikash me plazhet si dhe mungesa e bashkëpunimit midis qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal.
Për t’i paraprirë sezonit të ardhshëm, Prefektja e Qarkut Tiranë ka mbledhur Komitetin Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, ku i është kërkuar përfaqësuesve të 5 bashkive që të merren masa konkrete, kryesisht sa i takon infrastrukturës.
Po ashtu është kërkuar mbyllja e vend-depozitimeve ilegale të mbetjeve si dhe një plan pastrimi gjithëvjetor. Prefektura e Qarkut Tiranë mbulon bashkitë, Tiranë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, dhe Kamëz.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.