Masa për sigurinë ushqimore – AKU gjobit tre subjekte me 100 mijë lekë secilin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik ka konstatuar tre subjekte në qarkun e Beratit që tregtonin mish në mungesë të dokumentacionit shoqërues veterinar.
Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan kushtet e rënda higjieno-sanitare në të cilën ushtrohej aktiviteti nga këto subjekte si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, vula dhe certifikata veterinare e produktit.
Konkretisht, një subjekt në Kuçovë të shtetasit dhe dy subjekte në Berat, me veprimtari tregtim mishi të cilët tregtonin mish keci në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare.
Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative bllokim të produktit 22.3 kg mish keci si dhe masa administrative me gjobë në vlerën 100 mijë lekë për secilin nga subjektet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.