“Masat anticovid nuk ndryshojnë”- Mblidhet Komiteti Teknik, Manastirliu: Domosdoshmëri, vaksinimi dhe dozat përforcuese
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të të prekureve nga COVID-19, masat shtrënguese nuk do të ndryshojnë. Vendimi është marrë nga Kimiteti Tenik i Ekspertëve, në një mbledhje të zhvilluar të premten, që ndryshe nga herët e kaluara nuk u transmetua live dhe nuk ishte e hapur për gazetarët. Zhvillimi i mbledhjes është njoftuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale, duke bërë me dije pjesëmarrjen e saj, për të diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid. Në postimin e saj Manastriliu e vë theksin te zbatimi me rigorozitet i masave antiCOVID, ndërsa nënvizon se vaksinimi ndaj COVID19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid. Është domosdoshmëri vaksinimi i të pavaksinuarve dhe aplikimi i dozës përforcuese, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron. Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangia e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”.
Që prej konfirmimit të qarkullimit të variantit Omicron në vendint tonë ka një rritje të ndjehsme të numrit të rasteve të reja në vendin tonë, teksa në 24 orëte fundit u shënuan 1648 infektime të reja.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.