Masat bllokuese funksionojnë! “Emerging Europe”: Vendet që kanë vepruar, si Shqipëria, më pak infeksione
“Emerging Europe” ka bërë një analizë të gjerë për rajonin, e cila mban titullin: Sa më i ashpër shtetrrethimi, aq më të ulta infektimet.
Për të arritur në këtë përfundim, “Emerging Europe” merr në analizë një pjesë të konsiderueshme të Europës qendrore, jugopre dhe lindore, si: Shqipëria, Bullgaria, Gjeorgjia, Hungaria apo Sllovakia, të gjitha shtete të cilat kanë impelementuar masa dhe kontrolle të rrepta në mënyrë që të mbajnë sa më të ulët numrin e infeksioneve me Sars-Cov-2.
Vendet e rajonit të cilat janë treguar disi më të qeta, sqaron “Emerging Europe”, si Rumania, me kufijtë dhe aeroportet ende të hapura, virusi është shpërndarë ndjeshëm.
Rumania është vendi më i prekur në Europën në zhvillim sa i përket numrit të të vdekurve, me rreth 4 mijë të infektuar dhe rreth 160 të viktima. Një tjetër vend më i qetë duket të jetë edhe Polonia me rreth 4200 infektime, dhe me rreth 4200 raste si dhe Cekia me rreth 4600 raste.
Në Bjellorusi ndërkohë, rastet po rriten ndjeshëm. Nga krahu tjetër kemi shtetet të cilat kanë marrë masa drastike. Gjeorgjia është një ndër to, me vetëm 188 infektime.
Edhe rasti i Bullgarisë, me rreth 541 raste dhe 21 viktima mund të quhet sukses deri tani. Sllovakia me 534 raste dhe vetëm një vdekje si dhe Shqipëria me 377 raste dhe 21 viktima, me të dhënat e së hënës 6 prill, janë gjthashtu ndër vendet e rajonit që po korrin frytet e politikave të vështira të bllokimit, thotë Emerging Europe.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.