Masat e reja/ Shqipëria, drejt rikthimit të orës 22:00 për lëvizjet dhe aktivitetin e restoranteve e bareve
Shqipëria pritet të rikthejë regjimin e mëparshme të lëvizjes dhe aktivitetit ekonomik, pas përfundimit të afatit të masave të mëparshme të ndërmarra nga komiteti teknik i ekspertëve që menaxhojnë pandeminë.
Vendimi i mëparshëm parashikonte se duke nisur nga data 24 dhjetor deri me datën 4 janar orari i lëvizjes do të mbyllej nga ora20:30 deri në 6 të mëngjesit. Po ashtu, lokalet, restorantet e fast-food-et do të mbylleshin po në këtë orë.
Ky regjim i ri do të aplikohet deri me datën 5 janar kur do të rikthehet regjimi i tanishëm; pra lëvizja do të lejohet deri në orën 22:00 ashtu sikurse edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.