Masat kundër Covid-19, Lleshaj: “Raportoni shkelësit, zero tolerancë deri në ndjekje penale”
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë për rastet e shkeljes së karantinës nga personat e infektuar me Covid-19. Ministri i brendshëm e bëri këtë deklaratë gjatë një inspektimi të bërë në terren për respektimin e masave nga ana e biznesit, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi.
Ministri u shpreh se policia i ka informacionet e plota për individët e infektuar, por bashkëpunimi me qytetarët është thelbësor në betejën me Covid-19 teksa tha se do te këtë Zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.