Masat për sezonin turistik – Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë dhe Shtetit dhe Policisë Italiane
Kanë nisur për herë të parë patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane në kuadër të sezonit turistik.
Kështu, do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë në krah të Policisë shqiptare në tre qytete bredgdetare, konkretisht në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, vende në të cilat numri i turistëve italianë është edhe më i lartë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh gjatë ceremonisë së fillimit të patrullimit se këto iniciativa do t’i vijnë në ndihmë pushuesve italianë, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacionin e tyre të pushimit.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po ashtu ka marrëveshje edhe me policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Maqedonisë në kuadër të masave për rritjen e sigurisë përgjatë sezonit turistik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.