MASH: Për vitin e ri shkollor punësojmë 1300-1400 mësues. Testimi deri me 22 gusht
Ministria e Arsimit bën me dije se vijon procesi i testimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) si fazë e dytë e punësimit nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” .
“Gjatë vitit të ardhshëm shkollor priten të punësohen rreth 1300-1400 mësues” njofton ministria. Sipas ministrisë deri më sot janë testuar rreth 3600 kandidatë dhe procesi do të zgjasë deri më 22 gusht. Për sa i përket procesit të testimit ai do të organizohet sipas profileve të ndryshme të punësimit dhe do të bëhet nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë ”.
Gjithashtu ministria e Arsimit shton se pjesë e sistemit do të jenë më të mirët dhe mësuesit do të emërohen në bazë meritokracie. “Gjatë procesit garantohet transparencë, efikasitet dhe cilësi të dhënash” vijon njoftimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.