Mashtrim me kredi dhe falsifikim dokumentesh në institucione financiare – Policia arreston 2 shtetas
Policia e Shtetit njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud 21”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: Sh. Rr., 25 vjeçe dhe L. A., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas njoftimit këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare.
Policia bën me dije se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.