Mashtrim prej 6 milion euro për makina policie – Qeveria bullgare akuzohet për shpërdorim të fondit të BE
Hetuesit kanë bërë thirrje që një hetim penal të hapet ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme të Bullgarisë me akuzën e “abuzimit të pushtetit”. Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) e akuzoi atë për përdorimin e parave të BE për të blerë 350 automjete të reja terreni për policinë.
OLAF tha se Bullgaria kishte “shkelur kushtet” e grantit duke blerë automjete të përdorura sportive (SUV) në vend te atyre që ishte rënë dakord. Ajo bëri thirrje që Komisioni Europian të rikuperojë rreth 5.95 milion euro. “Ministria Bullgare e Brendshme shkeli kushtet e marrëveshjes së saj të grantit duke përdorur paratë e BE për të blerë SUV nga aksionet e vjetra në vend të makinave të reja të policisë në të gjithë terrenin,” tha agjencia në një deklaratë.
“Ne kemi rekomanduar rikuperimin e gati 6 milion euro në fondet europiane dhe që procedurat penale të mund të konsiderohen kundër zyrtarëve.” OLAF filloi një hetim për herë të parë në korrik 2018 pas akuzave mashtrim dhe shpërdorim të subvencioneve nga Fondi Europian i Sigurisë së Brendshme.
Prokurorisë publike bullgare i është kërkuar që të hapë një hetim penal për “abuzim me pushtetin për përfitimin e një pale të tretë” kundër zyrtarëve të ministrisë. Autoritetet e BE dhe ato kombëtare mund të shqyrtojnë gjetjet e OLAF përpara se të vendosin të ndjekin rekomandimet e agjencisë.
“Tenderët e manipuluar që lejojnë mashtruesit e mundshëm të mbushin xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve është një model tipik mashtrimi i parë nga hetuesit e OLAF shumë shpesh,” tha Ville Itälä, Drejtori i Përgjithshëm i OLAF.
“Është edhe më shqetësuese kur një shërbim i tillë jetik publik si policia mund të ketë qenë viktimë e këtij lloji të veprimtarisë dhe unë nxis Zyrën e Prokurorit Bullgar që të marrë në konsideratë si duhet rekomandimin tonë për veprime ligjore,” shtoi Itälä.
“Kjo do të dërgonte një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se OLAF dhe partnerët e tij në të gjithë Europën do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për të mbrojtur paratë e taksapaguesve europianë.”
Kjo vjen pikërisht pas protestave që shpërthyen në Bullgari verën e kaluar mbi pretendimin e korrupsionit qeveritar. Protestuesit kërkuan që qeveria e qendrës së djathtë e Kryeministrit Bojko Borisov dhe Kryeprokurori Ivan Geshev të jepnin dorëheqjen lidhur me akuzat që lejuan një mafie oligarkike të merrte kontrollin e vendit Ballkanik. Ata gjithashtu thonë se janë të lodhur nga stili qeverisës i Borissov, i cili ka qenë në krye të tre qeverive radhazi që nga viti 2009. (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.