Masivi shkëmbor bllokon segmentin Skuraj- Burrel / ARRSH njofton hapjen e qarkullimit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie masive gurësh në segmentin Skuraj-Burrel km 12 duke bërë bllokimin e qarkullimit në të dyja senset e lëvizjes në rrugë.
Kontraktori i mirëmbajtjes ka bërë të mundur hapjen e qarkullimit në njërin drejtim të rrugës, dhe po punohet për hapjen edhe të krahut tjetër njofton ARRSH
Në akset e tjera rrugore nuk ka problematika, qarkullimi vazhdon normalisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.