Matura Shtetërore/ Policia e shtetit masa sigurie në 206 shkolla të vendit
Në rreth 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.
Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet testimi. Gjatë natës së mbrëmshme deri mëngjesin e së premtes ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie.
Veç sigurisë është realizuar edhe transporti i materialeve të testimit nëpër destinacionet e paracaktuara ku do të kryhet procesi i provimit shtetëror.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.