Mazniku në “60 Minuta”, rindërtimi sipas afateve, mbi 50 kompani në procesin e rindërtimit
“Procesi rindërtimit, 1 vit pas tërmetit” ishte tema eemisionit “60 Minuta” nga gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar ishin: Arbi Mazniku nënkryetar i BashkisëTiranë, Elton Arbana kryetar i Bashkisë Shijak, Akil Krajaekspert i ekonomisë nga PD dhe gazetarja Elda Menga ngaTop Channel. Mazniku theksoi se në Bashkinë Tiranë, kemimë shumë se 500 banesa që janë në proces rindërtimi. Si edhe aktualisht 55 familje po jetojnë në banesat e reja qëjanë ndërtuar dhe ju janë dorëzuar. Mazniku I hodhi poshtëakuzat e PD se janë vetëm një “grusht” kompanish që pofitojnë tenderat e rindërtimit. Mazniku tha se kjo akuzëështë e pavërtetë, pasi janë me dhjetëra kompani tëangazhuara, mbi 50-60 të tilla të kontraktuara. Ndërkohë qëz. Arbana pohoi se nga 567 banesa individuale që janë nëproces rindërtimi kanë përfunduar 93 prej tyre, si dhe u angazhua se banesat e tjera do të përfundojnë brëndaafateve. Akuzave për 2 komisionerët që SPAK lëshoj urdhër-arreste, Arbana tha se ishin të PD.
Pjesë nga intervista:
Arbi Mazniku:
Si ka ecur procesi i rindërtimit në Bashkinë Tiranë?
Në Tiranë, vetëm gjatë muajve dhjetor, janar, shkurt, mars, inxhinjerët e Bashkisë Tiranë dhe inxhinierët që iu bashkuan nëmënyrë vullnetare Bashkisë Tiranë, kanë vizituar më shumë se 32 mijë objekte për t’i vlerësuar. Momenti i vizitës së parëbënte atë që quhej vlerësimi i shpejtë, ky objekt ka dëmtimbazik, të thjeshtë, dëmtim serioz apo shumë serioz. Pasi këtoobjekte vlerësoheshin si objekte me dëmtime serioze kishtenevojë që një grup i dytë inxhinierësh, më kompleks dhe më imadh se i pari, të bënte vlerësimin e strukturës, betonit, vlerësimin gjeologjik të tokës, të bënte projektin e riparimit përtë vlerësuar nëse ky objekt mund të riparohet apo jo. Mbi 300 objekteve shumëkatëshe në Tiranë iu është bërë ky vlerësim i dytë. Po iu kujtoj që në këto momente tashmë gjendemi në muajtprill, maj, qershor, korrik kur në Shqipëri kishim edhepandeminë. Këro janë vetëm hapat e vlerësimit të objekteve. Mëpas në një fazë të tretë, vetëm në rastin e Tiranës, 17 600 familjeaplikuan për mbështetje dhe ky është një proces i ndryshëm ngaai i vlerësimit të objektit. Tani do të vlerësohet familja. Ligjithotë nëse familja ka dy shtëpi nuk mund të përfitojë banesë tëre apo as dëmshpërblim, pasi ka një banesë ku mund tëzhvendoset. Pasi e gjithë logjika në të cilën u ndërtua ligji nukishte për dëmshpërblim por mbi mundësinë e njerëzve që nëqoftë se kanë ngelur pa banesë prej tërmetit të kenë një banesë. Janë shqyrtuar 17 600 dosje të nivelit DS1, DS3 dhe më shumëse 2600 dosje të nivelit DS4 dhe DS5. Që do të thotë, në total mbi 20 000 dosje të vlerësuara nga komisionet përkatëse. Sërishtedhe kjo e ndodhur në një kohë që ne kishim mbyllje, njerëzitnuk punonin më shumë se një numër i caktuar në një dhomë dhekur kishim raste me COVID në një institucion apo zyrë, i gjithëgrupi duhej të karantinohej. Pra, përveç një situate tashmëkomplekse, përsëri nuk jemi vonuar me asgjë. Sot ne kemi mëshumë se 500 banesa që janë në proces rindërtimi. Deri në fund të dhjetorit 200 banesa individuale do të jenë të mbaruara dhesot në Tiranë kemi 55 familje që po jetojnë tashmë në banesa tëndërtuara të reja. Kemi tashmë një lagje të tërë, siç është rasti i “5 Maji” ku ka filluar rindërtimi. Në të cilën do të rindërtohenmë shumë se 1100 apartamente dhe kemi lagjen e Kombinatit. Një lagje e tërë e projektuar nga fillimi me infrastrukturëmbështetëse, infrastrukturë uji, elektrike,transporti, parkim. E projektuar e gjitha dhe tashmë ka filluar në process rindërtimi. Që do të thotë, në më pak se një vit, në një situatë tëjashtëzakonshme kemi banesa individuale të nisura në proces, kemi rimborsuar paratë në më shumë se 6 mijë familje, kemi dylagje të reja që kanë nisur punimet dhe do të mbarojnë në njëkohë të shkurtër. Qeveria u tregua e kujdesshme dhe në këtëfazë të ndërmjeteve, ju pagoj qirate famijeve në humbënbanesat.
Elton Arbana:
Nga dita e parë e rënies së tërmetit Bashkia e Shijakut ngritishtabin e emergjencave për t’i ardhur në ndihmë të gjithëqytetarëve të Shijakut, duke ngritur dy kampe strehimi, duke ofruar tre vakte të ngrohta për secilin qytetar. Nga ana tjetërkemi ngritur 28 grupe inxhinierësh për të bërë akt vlerësimet dheakt ekspertimet për të gjithë qytetarët e Shijakut dhe kemi arriturt’i mbyllim në kohë rekord. Në Bashkimë e Shijakut ka nisurrindërtimi për 567 banesa individuale nga të cilat kanë mbaruar93 prej tyre. Brenda ditës së hënë mbaraojnë edhe 7 të tjera. Vetëm sot kemi bërë inagurimin e 17 banesave individuale dhesiç jemi zotuar brenda dhjetorit të vitit 2020 të gjithë banesatinividuale që kanë nisur në Bashkinë e Shijakut do të jenë tëpërfunduara. Duhet të theksojmë që nga 567 banesa individuale80 prej tyre nuk kanë mundësi që të bëhen në vendet ku ato kanëqenë më përpara për shkak se nuk plotësojnë kondicioneturbanistike. Disa prej këtyre familjeve kanë shprehur dëshirënqë të transferohen në banesat kolektive, siç janë pallatet. Me njëVKM që ka dal nga qeveria, përpara 10 ditësh, qytetarët që duankanë të drejtë të tërheqin grandin për të bërë implementimin e një modeli tjetër të shtëpisë për të cilën ata kanë fituar. Nëmuajin mars kanë qenë 193 familje që jetonin në çadra. Sot, nëkëto momente që flasim, numri i familjeve që jetojnë në çadërështë 35.
Mazniku: Ne nuk krahasohemi me PD, dhe mjafton të përmendqë përmbytjet në Shkodër, kjo forcë politike duhej të bëntevetëm dëshpërmblimet dhe nuk I bëri, por I bëmë ne si PartiSocialiste. Pallatet që janë shpallur të pabanueshme janë ndarënë 2 kategori, e para janë objekte që pas vlerësimit të thelluar, tëbërë nga inxhinjerët përkatës që duhet të shemben dhe do tëshemben, banorët e këtyre pallateve do përfitojnë banesë të re. Kategoria e dytë janë ato objekte që nga studimi i thelluar thuhetqë mund të riparohen dhe kosto e riparimit është më pak se 70% e këtyre objekteve, ato do të riparohen. Janë mbi 250 ml euro fonde nga qeveria shqiptare për rindërtimin, por banesatshumëkateshe nuk mund të ndërtohen me një çelës magjik që se ka asnjë.
Akila Kraja: në procesin e rindërtimit kanë mbaruar 89 objektederi tani nga 3300 total pra ka vonesa të mëdha. Kjo ka ndodhurpër shkak të abuzimit, pasi janë vetëm një grusht kompanish tëangazhuara në këtë process.
Mazniku: kjo është një gënjeshtër nga një forcë politike që nuk çfarë thotë. Deri tani bashkia Tiranë ka kontrata me 50-60 kompani për rindërtimin dhe ju gënjyet hapur. Ndërsa nëtenderin për 5 majin, morën pjesë mbi 100 kompani në gare dhe11 u shpallën fituese.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.