Mbështetja financiare e grave – FED Invest, produkte për sipërmarrëset
Sipërmarrja femërore po zë gjithnjë e më shumë hapësira dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Mbështetja financiare dhe kreditimi i tyre, tashmë është kthyer në fokusin e institucioneve financiare.
Gratë sipërmarrëse të Lushnjës kanë ndarë eksperiencat e tyre, në një takim me ambasadoren hollandeze në vendin tonë dhe përfaqësues të institucionit financiar “FED Invest”.
Ambasadorja hollandeze, Devi van de Weerd garantoi mbështetjen e grave sipërmarrëse në biznes dhe politikë. Ndërsa drejtorja ekzekutive e “FED Invest”, Zana Konini, theksoi se, ky institucion financiar ka si qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale.
Në këtë takim, disa nga gratë ndanë eksperiencat e tyre në bizneset që drejtojnë. Ambasadorja hollandeze dhe biznesmenët e pranishme, kryen vizita në degët e Shoqërisë së Kursim Kreditit, “FED invest” në Lushnje, në përfundim të takimit.
Në këtë qytet, 650 gra drejtojnë bizneset e vogla dhe 65 gra drejtojnë bizneset e mëdha.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.