Mbi 4 mijë viktima në ditë nga infeksionet – Varianti brazilian i Covid: Një ‘Fukushima biologjike’
Brazili raporton më shumë se 4,000 vdekje ditore nga Covid: rezultat i një politike që mohon dobinë e maskave dhe bllokimeve.
Një shifër viktimash fundi i së cilës është i vështirë për t’u parë: të martën, 6 prill, Brazili raportoi 4,195 vdekje nga CoViD-19 në një ditë të vetme, deri më tani numri më i errët në vend në 24 orë, duke arritur kulmin e rekordeve të javëve të shënuara me humbje njerëzore që kanë vazhduar pa u ndalur që nga fundi i shkurtit. Një “Fukushima biologjike”, siç e përcaktoi për Reuters Miguel Nicolelis, mjek dhe profesor brazilian në Universitetin Duke: “Është një reaktor bërthamor që ka shkaktuar një reaksion zinxhir dhe tani është jashtë kontrollit”.
Numri i tepruar i vdekjeve shoqërohet nga një sasi po aq mbresëlënëse e infeksioneve (86,979 në 24 orë, më 6 Prill) dhe është rezultat i ndikimit të variantit Brazilian, i aftë të infektojë edhe një numër të lartë të njerëzve tashmë të rikuperuar nga Covid, si dhe masat zbutëse joefektive dhe jo konsistente të miratuara nga qeveria lokale – udhëheqësi i së cilës, Jair Bolsonaro, është haptazi kundër bllokimit dhe detyrimit për të mbajtur maska. Ndërkohë, fushata e vaksinimit në vend po vazhdon ngadalë për shkak të numrit të vogël të dozave në dispozicion.
Dhe ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor e ka kaluar pikën e thyerjes, me 90% të vendeve të ICU të zëna nga pacientë Covid, ekspertët parashikojnë muaj të tjerë të vështirë: megjithëse Brazili ka një popullsi të barabartë me dy të tretat e asaj të Shteteve të Bashkuara, mund të jetë ky viti për të arritur një numër më të lartë të vdekjeve nga Covid sesa në SH.B.A., vendi që ka tejkaluar 555,000 viktima të koronavirusit (por që po vazhdon me shpejtësi me fushatën e vaksinimit). Sot, një në katër nga vdekjet ditore të CoViD-19 vjen nga Brazili, i cili deri më tani ka humbur 337,000 qytetarë nga pandemia. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.