Mbikalimi-Kombinat, ‘disiplinohet’ qarkullimi – Hapen tenderat për rehabilitimin e rrjetit semaforik dhe ndriçimin rrugor
Përdorimi i akseve ‘Mbikalim-Kombinat’ do të bëhet më i sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Kjo pasi Drejtoria e Përgjithshme Nr.2 e Punëtorëve të Qytetit ka hapur procedurat e tenderimit për rehabilitimin e rrjetit ekzistues semaforik dhe ndërtimin e nyjeve të reja semaforike, si dhe vendosjen e ndriçimit në këto rrugë.
Bazuar në dokumentet e paraqitura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, për përmirësimin e rrjetit semaforik dhe nyjeve semaforike është vënë në dispozicion një fond limit prej 23.7 milionë lekësh, ndërsa për vendosjen e ndriçimit vlera e tij arrin në 17.2 milionë lekë.
Operatorët ekonomikë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 31 dhjetor, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar 20 ditë kalendarike nga firmosja e saj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.