Mbivendosja e pronave – AKSH: Ja procedurat për regjistrimin e pasurive
Kreu i Agjencisë së Kadastrës Shqiptare, Artan Lame kanë shpjeguar për qytetarët nëpërmjet një bashkëbisedimi të drejtpërdrejt me ta në rrjetet sociale, rrugën që duhet ndjekur për regjistrimin e pronave të fituara me ligjin 7501. Ndërkaq gjatë komunikimit, Lame ka evidentuar edhe mënyrën se si zgjidhen rastet e mbivendosjes së pronave.
Ai bëri gjithashtu një apel për të gjithë banorët që jetojnë në pallate të palegalizuara, të organizohen sa më shpejt për të ndryshuar gjendjen e banesave të tyre pranë ASHK.
Kjo lloj bisede e në kohë reale që shërben për të marrë informacione apo sqaruar qytetarët për çdo problem që ata mund të kenë në lidhje me pronat, shtëpitë apo tokat e tyre do të realizohet në faqen zyrtare të ASHK Facebook çdo të enjte.
Posted by Kadastra Shqiptare on Thursday, September 26, 2019
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.