“Mbledhja e frutorëve rrit ekonominë” – Klosi në Konispol: Brenda vitit do të mbillen mbi 1 milion pemë frutore
Mbi 1 milion pemë frutorë do të mbillen në Shqipëri brenda këtij viti. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ai i Bujqësisë Niko Peleshi, vlerësuan Konispolin si model suksesi për kultivimin dhe eksportimin në tregjet ndërkombëtarë të mandarinës .
Konispoli është vlerësuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si model suksesi sa i takon kultivimit, prodhimit dhe eksportimit të një kulture gjithnjë e më të kërkuar në tregjet ndërkombëtare siç është mandarina. Në vitin e 7 të kësaj feste lokale, Klosi u shpreh se brenda këtij viti do të mbillen mbi 1 milion pemë frutore, me ndikim në rritjen ekonomike.
I pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi i cili e vlerësoi këtë model si një vlerë që duhet konsoliduar dhe shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Për ministrin Klosi, festat lokale janë një nga sukseset e këtij sezoni turistik ndaj numri i tyre pritet të shtohet dhe së shpejti do të prezantohet edhe kalendari i ri festiv i traditës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.