Mbledhja e grupit të PS, Rama: Që nga viti i ardhshëm rritje ekonomike mbi 4%, do të ndihet në çdo familje
Prej vitit të ardhshëm ekonomia e vendit do të shënoi rritje mbi 4 për qind, ndërsa projektbuxheti 2018 parashikon investime të disa sektorë, deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Buxheti është programuar për një rritje mbi 4 % qysh nga viti i ardhshëm. Rritja është bazuar tek rritja e të ardhurave, dhe nga ana tjetër të mundësia për investime masive në infrastrukturë, pasi qoftë në shëndetësi qoftë në arsim kemi një kapërcim të kufijve në funksion të përmirësimit të infrastrukturës. Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet shumë i konsiderueshëm për bujqësinë. Buxheti krijoj hapësira të reja edhe për sektorët e tjerë, duke përfshirë edhe sektorin e kulturës, ku do të fillojmë punën për bibliotekën e re kombëtare si dhe transformimin e domosdoshëm të galerisë dhe muzeut ekzistues në funksion të kohës”.
Rama tha se projekt-buxheti 2018 parashikon jo thjesht rritje ekonomike, por një rritje të qëndrueshme, e cila do të ndihet në çdo familje.
“Projekti buxheti parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme. Kalimi i 5 % do të thotë ekonomi që rritet në çdo familje, të ndihet në çdo familje”.
Rama u ndal edhe njëherë të raporti i KE dhe BSH për ekonominë e vendit.
“Nga ana tjetër dua ta përsëris që javën që u mbyll komisioni europian e vlerësoi në një raport të vetin Shqipërinë për rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për konsolidimin e financave publike dhe për uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërinë nga ana e saj ka vlerësuar që indeksi i besimit të operatorëve të biznesit, ndërmarrjeve dhe konsumatorit është rritur mbi nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje shumë inkurajuese në dy shifra, 10 për qind në bazë vjetore. Ka vijuar po ashtu rritja e importit, makinerive dhe pajisjeve, çka tregon se po vazhdojnë investimet prodhuese, të cilat sjellin dhe punësim real. Kemi ende shumë punë për të bërë, në drejtim të investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe turizëm”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.