Mblesëri nëpërmjet Inteligjencës Artificiale – Japonia financon skema martesash për të rritur lindshmërinë
Japonia ka në plan të rrisë shkallën e lindshmërisë, duke financuar skema martesash nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, për të ndihmuar banorët të gjejnë dashurinë.
Duke filluar nga 2021, shteti do të subvencionojë qeveritë lokale që tashmë kanë filluar me projekte që përdorin Inteligjencën Artificiale për të çiftëzuar njerëz.
Vitin e kaluar numri i foshnjave të lindura në Japoni ra poshtë shifrës 865.000 – rekord i ulët. Në total, fondi që do të alokojë është 19 milionë dollarë.
Shumë prej tyre tashmë ofrojnë shërbime mblesërie të drejtuara nga njerëzit dhe disa kanë futur “sisteme AI” me shpresën se do të kryejnë një analizë më të sofistikuar të formave të standardizuara ku njerëzit paraqesin detajet e tyre.
Disa nga sistemet ekzistuese janë të kufizuar në marrjen në konsideratë të kritereve të tilla si të ardhurat dhe mosha, duke prodhuar një rezultat vetëm nëse ekziston një përputhje e saktë.
Media lokale thotë se financimi synon të lejojë autoritetet të shfrytëzojnë sisteme të avancuara më të kushtueshme që marrin parasysh faktorë si hobi dhe vlerat.
Burimi origjinal: BBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.