Mblidhet asambleja e PPE – Basha: Reformimi i sistemit zgjedhor i rëndësishëm
Reformimi i sistemit zgjedhor në vend si dhe opozita kanë një rëndësi të veçantë në Shqipëri. Kështu është shprehur kryetari i opozitës Lulzim Basha para politikanëve të djathtë para se të fillonte Asambleja e Partisë Popullore Europiane.
Siç njofton zyra për shtyp e selisë blu, kryedemokrati Basha po merr pjesë në Asamblenë e PPE, që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarrjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.
Në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Basha diskutoi gjithashtu mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit, dhe mori mbështetjen e tyre në këtë proces.
Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetjes direkte politike të PPE-së dhe partive simotra të Partisë Demokratike, përfshi mbështetjen me këshillim dhe asistencë në lidhje me strategjinë dhe alternativën opozitare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.