Mblidhet Këshilli i Investimeve – Denaj: Përmirësim i klimës së biznesit, gati për konsultim ligji për investimet
Këshilli i Investimeve është mbledhur për herë të parë nga Ministrja e e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila vuri theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit, ndërsa bëri një panoramë të reformave që janë ndërmarrë deri më tani për lehtësimin e barrës fiskale ndaj sipërmarrjes.
Ministrja Denaj përcaktoi si prioritet të punës së saj vazhdimin e reformës së derregullimit, të inspektimit dhe përfundimin e ligjit për investimet. Këshilli i Investimeve ka në përbërje përfaqësues nga qeveria, partnerët ndërkombëtare, komuniteti i biznesit dhe funksionin si një organ konsultues për sugjerimin, diskutimin dhe inicimin e nismave dhe reformave në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve dhe biznesit në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.