Mblidhet Këshilli i Investimeve – Ja masat për mbështetjen e inovacionit në sipërmarrjet vendase
Ministrja e Financave Anila Denaj ka njoftuar zhvillimin e mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, me fokus inovacionin në sipërmarrje.
Sipas Denaj synimi kryesor është të vijohet me mbështetjen përmes masave konkrete:
- Krijimin e programeve trajnuese në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim ku mbulojmë 100% të kostot.
- Mbështetje për transformimin e proceseve të prodhimit
- Krijimin e instrumentit të garancisë për kreditim në IT prej 50 milion euro
- Krijimin e instrumentit të garancisë prej 50mln euro për manifakturën, për kalimin në linja prodhimi të reja.
- Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.