Mblidhet KKLT – Denaj: Të angazhuar për krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin
Potencialet e lehtësimit të tregtisë për operatorët në vend kanë qenë edhe fokusi i takimit të parë për këtë vit të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë me aktorët institucionale dhe përfaqësues të bizneseve.
Ndërsa vlerësoi rolin e KKLT-së, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ftoi aktorët pjesëmarrës të parashtrojnë sugjerimet e tyre mbi zbatimin e marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore).
Më tej, Denaj tha shprehu edhe angazhimin e qeverisë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin, sidomos për SME-të për të lehtësuar njohjen e këtij statusi edhe në vendet e CEFTA.
“Është një program i menduar mbi të gjitha për biznesin! Për vetë statusin që marrin, operatorët kanë: një trajtim më të favorshëm për vlerësimin dhe kontrollin e riskut; më pak kontrolle fizike dhe dokumentare; njoftim paraprak në rast kontrolli fizik; trajtim prioritar për kontroll, lehtësi në zgjedhjen e vendit të kontrollit; avantazhe logjistike, mundësi të planifikimit të transportit duke minimizuar vonesat dhe reduktuar kostot e më gjerë”, u shpreh ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.