Mblidhet Task Forca e posaçme për Koronavirusin – Manastirliu: Shqipëria përforcon masat e gjurmimit të rasteve dhe survejancën
Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur paraditen e sotme Task Forcën e posaçme pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës globale.
Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj kërkoi përforcimin e masave për gjurmimin e rasteve si dhe më pas izolimin e tyre gjithashtu edhe rritje aktive të survejancës.
“Është e nevojshme që strukturat të përforcojnë masat mbi hetimin dhe gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre”, u shpreh ajo.
Sipas Manastirliut do të vijohet të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të Institutit të Shëndetit Publik, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Spitalit infektiv në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ dhe Spitalit Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe gjithashtu në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit.
Aktualisht ministrja theksoi se Shqipëria është një vend me një risk të ulët ndaj këtij virusi por sidoqoftë vendi ynë është përgatitur në të gjitha pikat të kalimit kufitar, ajror dhe detar dhe tokësor për tu përballur me rastet e mundshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.