Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj do të marrin vaksinën e miratuar nga qeveria javën e ardhshme
Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme, një ilaç që sapo i është dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore britanike. Sovrania 94-vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, të dy do të vaksinohen si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial, raporton Daily Mail.
Sipas gazetës, anëtarët më të vjetër të familjes mbretërore do ta bëjnë publike këtë vaksinim në mënyrë që të “inkurajojnë sa më shumë njerëz që të vaksinohen”, pasi autoritetet kanë frikë se aktivistët anti-vaksinë mbjellin dyshime në popullatë.
Britania i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga laboratorët Pfizer dhe BioNTech për një fushatë vaksinimi që do të fillojë tek të moshuarit dhe të prekshmit. Daily Mirror nga ana e saj pretendon se disa të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar janë zotuar publikisht të vaksinohen për të mbështetur fushatën e vaksinimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.