Mbretëria e Bashkuar hedh poshtë koncesionin e Brexit të BE-së si një ofertë ‘zhgënjyese’
Ministri i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Andrea Leadsom hodhi poshtë planin e fundit të Bashkimit Evropian për të thyer bllokimin e Brexit, dhe deklaroi se parlamentit do t’i jepet më shumë shanse për të votuar mbi marrëveshjen, nëse blloku përmirëson ofertën “zhgënjyese” përpara se të jetë tepër vonë.
Leadsom, kreu i Dhomës së Përbashkët, tha të shtunën se ishte “absolutisht i habitur” nga kryenegociatori i BE Michel Barnier, i cili thjesht po rindërton idetë e vjetra që Theresa May ka shprehur, duke hedhur poshtë propozimin e tij të ri për kthimin e kufirit irlandez si një shaka.
“Ai propozon zgjidhje nëpërmjet ‘Twitter’ duke ofruar të kthehemi në negociatat që u përjashtuan disa muaj më parë duke sugjeruar që Mbretëria e Bashkuar duhet të ndahet dhe ne duhet të kemi një kufi poshtë detit irlandez”, tha Leadsom në një intervistë të Bloomberg. “Kjo është zhgënjyese. Ne jemi brenda pak ditësh nga votimi “.- shprehet ai.
Tani është “jetike” që BE të marrë seriozisht propozimet e qarta që Mbretëria e Bashkuar ka parashtruar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi planin e ashtuquajtur “backstop” për kufirin irlandez. Barnier njoftoi në ‘Twitter’ një paketë të re koncesionesh që synojnë të zgjidhin çështjen e diskutueshme të kthimit të kufirit irlandez, një politikë që synon të sigurojë se kurrë nuk ka nevojë për një kufi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.