Mbretëria e Bashkuar po regjistron më shumë vdekje ne ditë nga COVID-19 sesa të gjithë vendet e BE-së së bashku
Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë vdekje të reja COVID-19 sesa gjithë BE e kombinuar, tregojnë të dhëna të reja. Shifrat e botuara dhe të përpiluara nga Our World in Data, tregojnë se Mbretëria e Bashkuar njoftoi 359 vdekje të reja në 3 qershor.
BE27, përfshirë vendet e goditura si Franca, Italia dhe Spanja, njoftuan 311 vdekje të reja rreth të njëjtës kohë. Sidoqoftë, ka disa paralajmërime për këtë.
Së pari, vendet regjistrojnë vdekjen e COVID-19 ndryshe: për shembull, një vdekje nga pneumonia në një vend mund të llogaritet si e lidhur me koronavirusin, por jo edhe në tjetrin.
Së dyti, ndërsa fataliteti mund të regjistrohej si i ri, mund të kishte ndodhur disa javë më parë dhe vetëm tani po raportohet.
Së treti, shpërthimi arriti kulmin në Mbretërinë e Bashkuar më vonë sesa në vendet e tjera europiane, gjë që mund të shpjegojë arsyen e shifrave më të larta.
Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, tha gjatë informimit të përditshëm nga Downing Street se shkalla e infeksionit COVID-19 në vend “nuk po zbret aq shpejt sa do të donim të ulej”.
Ai vuri në dukje se edhe pse raporti ditor i rasteve të reja po bie, ai qëndroi në 1.871 ku numri në të vërtetë mund të ishte deri në 8,000. “Kjo jep hapësirë relativisht pak për manovrim. Kjo do të thotë që ne duhet të shkelim me shumë kujdes,” shtoi ai.
Mbretëria e Bashkuar është vendi më i goditur në Europë me numrin e vdekjeve, tani në 39,728. Në nivel global, është i dyti pas SHBA-së përsa i përket vdekjeve.
Trembëdhjetë shtete anëtare, kryesisht kombe lindore dhe vendet baltike nuk regjistruan vdekje të reja, përfshirë Spanjën, ku asnjë vdekje e re nuk është vërejtur për tre ditë me radhë.
Me më shumë se 1.4 milion raste të konfirmuara, Kontinenti i Vjetër gjithashtu përbën gati një të pestën e të gjitha infeksioneve në të gjithë botën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.