Mbrojtja e natyrës – BE, 40 mijë euro për projektin e “INCA”
Në monitorimin e fundit të një prej organizatave,“INCA”, mbi zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e natyrës, rezulton se 30% e akteve nga 10 ligjet kryesore të monitoruara nuk janë realizuar.
Sipas drejtueses së projektit, Mirela Mitro, një ndër faktorët është mosnjohja e ligjit dhe kjo gjë ka impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi.
Mitro apelon institucioneve përgjegjëse për më shumë përkushtim në mënyrë që legjislacioni të njihet dhe të shmangen abuzimet me natyrën.
Rreth 40 mijë euro janë financuar nga BE për projektin mbi fuqizimin e organizatave mjedisore të shoqërisë civile shqiptare për promovimin dhe mbrojtjen e natyrës në Shqipëri.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.