Mbrojtja konsumatore, AMF: Numër në rritje ankesash
Ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare këtë vit janë në rritje. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, tha se në gjysmat e çështjeve autoriteti i ka dhënë të drejtë ankuesve.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur një fokus në rritje në drejtim të rritjes së besimit të konsumatorit.
Pjesë e strategjisë është zhvillimi i një programi edukues, që ka për qëllim të forcojë edukimin e publikut për rolin e AMF-së dhe të tregjeve financiare nën mbikëqyrje.
Në kuadër të forcimit të edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkroi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Lartë Universitare Luarasi, në vijim të marrëveshjeve të ngjashme të nënshkruara më parë edhe me institucione të tjera të arsimit të lartë.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.